Motoristët e “Steelwigs Albania”, vizitojnë Kosovën me moton “Një komb, një gjuhë, një tokë”

Me moton “Një komb, një gjuhë, një tokë” dhe “Rrugëtojmë së bashku në rrugën e kombit”, klubi i motoristëve të Shqipërisë “Steelwigs Albania”, në bashkëpunim me klubin “Steelwigs Kosova”, për tri ditë radhazi do të vizitojnë vendet e bukura të Kosovës.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin anëtari i klubit “Steelwigs Kosova”, dega – Peja, Ardian Krasniqi.
Ai tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që motoristët e Shqipërisë të shohin bukuritë natyrore të Kosovës, si dhe të vizitojnë monumente të ndryshme historike.
Krasniqi tregoi se motoristët e klubit “Steelwigs Kosova”, për 11 vjet kanë vizituar çdo cep të Shqipërisë, ku tash siç tha ai, Shqipëria do të shoh për tri ditë radhazi çdo cep të Kosovës.
“ ‘Steelwigs Albania’ është formuar qysh në vitin 2008, ndërsa në vitin 2009 është formuar ‘Steelwigs Kosova’. Qëllimi i aktivitetit është që motoristët nga Shqipëria të shohin bukurit natyrore të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se motoristët e klubit “Steelwigs”, për momentin janë në Kosovë – saktësisht në Xërxë, ku pasdite siç tha Krasniqi, ata do të shkojnë në Gllogjan për tu takuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Më poshtë mund ta gjeni agjendën e plotë të aktivitetit tri ditor të klubit “Steelwigs Kosova”:
DITA 1
14.06.2019:
12:00 – 12:30 Pritja e SW Albania në pikën kufitare Morinë,
12:30 – 13:00 Rruga për në Xërxe ‘Harley House’,
13:00 – 15:00 Barbeque BBQ @ Harley House,
15:00 – 17:00 Rruga dhe vizitë qytetit të Gjakovës,
17:00 – 18:00 Nisja per në Gllogjan dhe vizitë kullës së Haradinajve,
18:00 – 19:00 Rruga për në Pejë dhe vendosja në hotele.
20:00 – … Takim në Embassy Caffe Bar – Pejë
DITA 2
15.06.2019:
10:00 – 10:10 Pikë-takimi në Embassy Caffe Bar – Pejë,
10:10 – 11:30 Nisja për Radavc dhe vizitë burimit së Drinit të Bardhë,
11:30 – 13:30 Rruga Radavc-Istog-Prekaz, dhe vizitë ‘Kompleksit Memorial Adem Jashari’,
13:30 – 14:30 Rruga për Mitrovicë dhe vizitë Urës së Ibrit,
14:30 – 16:00 Drekë në Kushtovë,
17:00 – 19:00 Vendosja në hotele dhe pushim,
19:00 – 00:00 Takim tek Hotel Grand qendër / shtatorja Zahir Pajaziti
… Metal United II – koncert
DITA 3
16.06.2019:
10:00 – 10:10 Pikë-takimi te Hotel Grand Qemdër – Prishtinë,
10:00 – 11:00 Prishtinë – Ferizaj dhe gjiro nëpër qytet,
11:00 – 12:30 vizitë qendrës Brezovicë dhe pushim / Drekë
12:30 – 14:00 Rruga Brezovicë – Prevallë – Morinë /Telegrafi/