Nervozohet presidenti i FFK’së: Mos e quani Kosovën përfaqësuese, por Kombëtare

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova duhet të quhet si “Kombëtare”, duke theksuar se ky është një detyrim shtetëror, transmeton Gazeta Metro.

Ka shumë nga ata që Kosovën e cilësojnë vetëm si përfaqësuese të shtetit të Kosovës, ndërsa Kombëtare e cilësojnë atë të Shqipërisë.

Por, numri një i FFK’së nuk mendon kështu. Ai ka deklaruar se Kosova duhet të quhet Kombëtare, ashtu siç edhe ai e konsideron.

“Nëse flasim në aspektin shtetërorë, ne detyrimisht duhet ta quajmë Kosovën si kombëtare’’ – ka deklaruar presidenti i FFK’së për RTV Dukagjini.

Më tej, Agim Ademi ka thënë se djelmoshat e Kosovës po e shkruajnë historinë e shtetit të tyre dhe kjo është e rëndësishme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT