Nga “plumba ballit”, tek “autoritet”. Postimi i Jozit për Shkodrën

Në lidhje me zjarrin tek shkolla e mesme “Shejnaze Juka” në Shkodër, këtë të martë, ka reaguar edhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Zonja Topalli që dikur kërkonte “plumba balli” për opozitën e atëhershme sot në pushtet, para disa ditësh u cilësua si “autoritet” nga kryeministri i Rilindjes.
“Ne mundëm Saliun që kishte autoritete si Bode dhe Jozefina e jo më Lulin” – u shpreh z.Rama
Jo shumë kohë më parë Topalli kërkonte rikthimin e Berishës në krye të PD.
Dhe ja postimi i saj për ngjarjet me KZAZ në Shkodër:
“Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vertetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet. Demokratët nuk kanë patur frikë në ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracisë. Partia demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e të drejtës me votu. Ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat”.