NYT: Rama i mbështetur nga SHBA dhe BE, duket i sigurt në pushtet

Në një artikull të publikuat këtë të shtunë, e përditshmja e famshme amerikane, New York Times u fokusua në vazhdën e protestave që kanë kapluar shtetet e Ballkanit, si Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Shqipëria.

Artikulli analizues i Marc Santoras i përgjigjet negativisht pyetjes, që ai vetë shtron, nëse kjo është ripërsëritja e një ‘Pranvere Arabe’ në Ballkan, duke nënvizuar fuqinë e liderëve në pushtet në këtë rajon, si në rastin e liderit të fqinjit tonë, Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i cili, sipas Santoras, ka ndenjur në pushtet, në pozicione të ndryshme, më gjatë edhe se Putini në Rusi e Erdogani në Turqi.

Edhe në lidhje me Shqipërinë Santoras ka të njëjtin mendim. Ndonëse protestat e përsëritura të opozitës muajt e fundit janë fokusuar në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar për korrupsion dhe manipulim të zgjedhjeve, “zoti Rama, i cili suportohet si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Bashkimi Europian, duket i sigurt në pushtet”.

Vlen të theksohet se, sipas artikullit, ndonëse shtetet e Ballkanit kanë tendencën të besojnë se demokracitë e tyre të brishta mund të forcohen nepërmes integrimit në BE, interesi i Brukselit, i përfshirë në “luftën” kundër nacionalistëve brenda bllokut siç është, duket të jetë stabiliteti i Ballkanit, edhe nëse kjo do të bëhet përmes sakrifikimit të institucioneve demokratike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT