Paralajmërimi i gazetarit gjerman: Ja çfarë do të publikoj në përgjimet e radhës

Gazetari gjerman tashmë shumë i njohur edhe për shqiptarët Peter Tiede, pikërisht për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur në “A show” në News24.

Në një lidhje “skype” Tiede tha “live” se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.

Deklarata e Tiede:

Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime”.
Gazetari gjerman paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë:

Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”.
Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi 16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socilaiste në shit-blerjen e votave.

Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama janë kapur në negociata për shit-blerje votash.

Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT