Përballë peisazhit më mahnitës në Kosovë

Foto Driton Hysenaj
Rugova është vend turistik dhe njëra nga bukuritë e shumëta natyrore që ka Kosova. Gryka e Rugovës është një kanion afër Pejës në Perëndim të Kosovës, afër kufirit me Malin e Zi, në Bjeshkë e Nemuna, shkruan Gazeta Metro.
Ky kanion ka një gjatësi prej 25 km, dhe thellësi prej një mijë metrash, duke u bërë kështu njëra nga qendrat turistike më të vizituara në Kosovë.
Përmes kësaj gryke kalon edhe Lumbardhi i Pejës- Bistrica. Rugova, gjithashtu mund të konsiderohet si një nga kanionët më të gjatë dhe më të thellë të Evropës, i cili është krijuar nga erozioni i ujit dhe tërheqja e akullnajave në Pejë.
Kanioni është i banuar në anën e saj lindore dhe në anën e saj perëndimore gjatë muajve të verës, dhe shfrytëzohet pë shumë sporte atraktive.
Rugova është regjion i përshtatshëm edhe për alpinizëm, bjeshkatari, skitari, ngjitje në shkëmbinj, lëshim me parashuta, piknikë me familje etj.