Përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, kush ishte Albert Rohan?

Mjafton ta kujtosh këtë deklaratë të diplomatit austriak, Albert Rohan për të ditur përkrahjen që ai i kishte dhënë shtetit të Kosovës për një kohë të gjatë, shkruan lajmi.net.

Albert Rohan, vdiq sot në moshën 83-vjeçare ndërkaq që pas la një veprimtari të gjerë diplomatike e politike.

Albert Rohan, ka lindur në qytetin Melk në vitin 1936. Ai vjen nga një familje e vjetër franceze.

Rohan kishte studiuar për drejtësi në Vjenë dhe Belgjikë. Diplomacisë ai i hyrë më 1963, ndërkohë që kishte punuar për ambasadat në Beograd dhe në Londër.

Albert Rohan për shumë arsye njihej si mik i madh i Kosovës.

Ai shërbeu si zëvendës i të dërguarit të posaçëm të OKB-së për negociatat për statusin e Kosovës.

Rohan kishte dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm edhe në negociatat e përfaqësuesit special të OKB-së, Marti Ahtisaari për statusin e Kosovës.

Më vonë, si rezultat i këtyre negociatave, do të hartohej plani për Kosovën i njohur si plani i Ahtisarit.

“Pavarësia e Kosovës është bërë fakt i pakthyeshëm, edhe nëse Serbia, Rusia dhe disa vende të tjera vazhdojnë të mohojnë këtë realitet”,  thoshte Rohan vitin e kaluar.

Diplomati austriak takohej shpesh edhe me liderët e Kosovës.

Në një fotografi të postuar nga presidenti i tanishëm i Kosovës, atëbotë kryeministër, Hashim Thaçi, Rohan shihej teksa bartte në duar deklaratën e pavarësisë së Kosovës të nënshkruar nga deputetët e Kuvendit.

Thaçi takohej si kryeministër me Albert RohanRohan do të cilësohet si përkrahës i madh i sovranitetit të Kosovës edhe nga liderët e tjerë të vendit.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj miq të vjetër dhe po ashtu përkrahës të madh të pavarësisë së Kosovës”, shkruante kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli teksa kishte postuar fotografi me mikun e madh të Kosovës që sot iu dha lamtumira.

Takimi Veseli – Rohan

Rohan njihej si person i cili liderët e Kosovës nuk i dallonte nga përkatësia fetare.

Shumë më herët se sa të hartohej plani i Ahtisarit, Rohan ishte takuar me ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Takimi Rugova – Rohan do të ndodhte në vitin 1998 në Prishtinë, teksa dy liderët do të shiheshin shumë të afërt me njëri tjetrin.

Sot, të gjithë liderët shtetërorë u shprehën të pikëlluar që Kosova humbi një mik më shumë, e tani ka një më pak në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe implementimit të shtetësisë së saj. /Lajmi.net/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT