“Po mbetemi jashtë BE nga miku im Rama, po nuk besoj e ka seriozisht”

Zoran Zaev foli nga Brukseli për vendimin e BE-së për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke u shprehur se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë.
Kryeministri maqedonas gjithashtu theksoi se shtyrja e mundshme e vendimit për datë nga ana e BE-së me Maqedoninë e Veriut, mund ta vendosë në rrezik qeverinë dhe mund të kthejë forcat nacionaliste në pushtet.
Zaev këtë deklaratë e bëri para grupit të zgjedhur të gazetarëve të mediave të huaja, të cilët presin votimin në Parlamentin gjerman, prej të cilit varet dhënia e datës për negociatat me Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.
“Shtyrja e sërishme e rrit rrezikun e qeverisë. Bundestagu duhet të dërgojë mesazh. Nëse nuk sjellin vendim në seancën e kësaj jave, do të kenë mundësi në fund të qershorit, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë atëherë mbetet që Këshilli i BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu do të votojë në shtator. Edhe atëherë ekziston mundësia që ta humbim shumicën në Kuvend, për të cilën vërtetë jemi angazhuar”,u shpreh Zaev.