Prishtina ‘pushtohet’ nga parullat “UNMIK-RUSMIK”

Të rinjtë e Kosovës kanë gjetur një mënyrë interesante për të reaguar ndaj UNMIK. Në pjesë të ndryshme të qytetit në Prishtinë janë “shfaqur” parulla me mbishkrimin “UNMIK-RUSMIK”.

Ditë më parë Policia e Kosovës në aksionin e ndërmarrë në komunat në veri të Kosovës, ka arrestuar një shtetas rus, i cili ishte punonjës i UNMIK-ut.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, qytetari rus u prangos pranë makinës zyrtare të UNMIK-ut, pasi kishte penguar punën e policisë./l.m

Back to top button
LAJMET E FUNDIT