Priten vendimet “surprizë” të Presidentit Meta, tre opsionet

Pas orës 13:00 Presidenti Ilir Meta pritet që të dalë me disa vendime të rëndësishme në lidhje me situatën politike.

Burimet kanë mundur që të zbardhin 3 nga opsionet e vendosura mbi tryezën e kreut të shtetit.

Këto opsione mund të jenë të ndara, ose të gjitha së bashku, duke shkaktuar tërmet politik në vend.

Vendimet e Metës janë; dekret për shpërndarjen e Parlamentit; dekret për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dekret për një datë të re zgjedhjesh lokale.

Se cili do të jetë opsioni i zgjedhur nga Presidenti do ta mësojmë pas orës 13.00  kur skadon  edhe afati që kreu i shtetit i ka lënë kryeministri Edi Rama për të zhvilluar një takim për zgjidhjen e krizës.

Një ditë më parë ky i fundit tha se nuk ka kohë që të shkojë në takimin e kërkuar nga Presidenti sepse është i zënë me fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT