Pse u tërhoq opozita nga dhuna? Zbulohet ultimatumi i SHBA-së

Sekretari politik i ambasadës amerikane Daniel Koski, një ditë përpara protestës së fundit të opozitës u takua me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.
Mësohet se ai u tha krerëve opozitar se nëse deri më 1 korrik do të ketë akte dhune, atëherë do t’i shpallin ato si organizata të dhunshme.
Koski ishte sot në njësinë administrative numër 5, ku ka qëndruar për më shumë se 10 minuta në KZAZ 35.