Rama: Konfirmon bisedën me Keshin, do e bëja prap njësoj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të dytë lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”.

Në një postim në rrjetin social Rama shkruan se publikimi i përgjimeve është një përpjekje e dëshpëruar për nxirjen e Shqipërisë.

Rama shkruan se Arben Keshi, drejtori i policisë në Ministrinë e Brendshme me të cilin është kapur në përgjime nuk ka punuar në polici asokohe, ndërsa e konfirmon edhe vetë atë bisedë.

Reagimi i dytë i Ramës:

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë.

Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT