Renditja e re e FIFA-s/ Shqipëria vazhdon tatëpjetën, marshon Kosova

Fitorja ndaj Moldavisë 2-0 në “Elbasan Arena” duke se nuk ka mjaftuar për të ndihmuar ekipin kuqezi që të ndalojë rënien graduale në renditjen e FIFA-s.

Në klasifikimin e ri, Shqipëria ka pësuar rënien e radhës, duke qenë tashmë e 66-ta në botë, nga e 62-ta që ishte një muaj më parë.

Bregu i Fildishtë, Bolivia, Mali dhe Sllovenia janë shtetet që kanë kaluar Shqipërinë gjatë këtij muaji.

Kjo është renditja më e keqe për kuqezinjtë që nga viti 2017 ku ranë deri në vendin e 71-të.

Ndërsa Shqipëria vazhdon e bie, Kosova vazhdon të ngjitë shkallë duke regjistruar çdo muaj nga një rekord të ri.

Skuadra e Shaland ka regjistruar këtë muaj vendin e 121-të në klasifikimin botëror, duke përmirësuar me 6 vende pozicionin e muajit të kaluar e sigurisht duke vendosur një rekord të ri.

Kosova u bë pjesë zyrtare e UEFA-s në vitin 2016 dhe brenda një kohe kaq të shkurtër ka arritur që t’i afrohet 100 vendeve të para në klasifikimin botëror.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT