Rendohet kriza e Presidentit me Perendimin. Përjashton SHBA dhe Italinë si vende “armike” të Presidentit

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në mesditë një takim të shkurtër me ambasadorë të vendeve perëndimore në Tiranë, për ti informuar mbi qëndrimin e tij ndaj procesit zgjedhor dhe dhënien e një date të re zgjedhjesh.

Presidenti Meta ka përjashtuar nga takimi ambasadën e SHBA në Tiranë dhe ambasadën e Republikës së Italisë, duke I konsideruar dy ambasada që kanë mbajtur qëndrime , që ai I quan “armiqësore” ndaj presidentit në këtë krizë.

Nga ana tjetër një zyrtar I lart amerikan ka pasur një telefonatë me presidentin Meta në të cilën është theksuar vemdosmëria e SHBA për të mbështetur procesin zgjedhor dhe janë shfaqur akuzat e Metës mbi rrezikun e destabilizmit të Shqipërisë nga ndërhyrja amerikane në punët e brendëshme.

SHBA ka bërë të qartë se do vëzhgoj ditën e zgjedhjeve dhe se shërbimet e sigurisë së saj do të jenë në terren.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT