Reuters: BE do t’i thotë PO Maqedonisë, dhe JO Shqipërisë

Ndërsa Maqedonia e Veriut ka gjasa të fitojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet për anëtarësim më vonë gjatë këtij viti, Shqipëria po përballet me kundërshtimin e Francës, Gjermanisë dhe Hollandës, raporton agjencia e lajmeve Reuters në një artikulli të titulluar: Maqedonia e Veriut në rrugën e hapjes së negociatave, por jo Shqipëria.

Përtej retorikës së Bashkimit Evropian se blloku ka nevojë të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor,  për të forcuar rrugën evropiane dhe për të mënjanuar ndikimin rus dhe kinez, ndjenja anti-emigracion ka ngritur dyshimet në disa vende veriore të Bashkimit Evropian.

Të mbështetur nga një numër qeverish të Bashkimit Evropian dhe nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresonin se Europa do ta hapte rrugën e bisedimeve gjatë takimit të javës samitit të Brukselit më 20-21 qershor.

Por, sipas Reuters që i referohet disa diplomatëve dhe zyrtarëve të BE-së, as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut  nuk do ti hapet drita jeshile.

Edhe pse 13 vende të BE-së, përfshi Italinë dhe Poloninë, si dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Komisioni Evropian kanë bërë thirrje publikisht për nisjen e negociatave, nuk duket se këto do të ndryshojnë qëndrimin e BE-së.

Mundësia e fundit është arritja e një marrëveshjeje mes qeverive të vendeve të BE-së në shtator, por vetëm për Maqedoninë e Veriut e cila gjithashtu pritet ti bashkohet NATO-s në 2020.

“Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë për të hapur negociatat duke marrë parasysh marrëveshjen historike për çështjen e emrit. Ndërsa Shqipëria është një problem i madh për disa qeveri. Nuk duket shumë premtuese”-është shprehur një zyrtar i lartë i BE-së.

E konsideruar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria e cila tashmë është anëtare e NATO-s, ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave, thonë zyrtarët e BE dhe SHBA për Reuters, pavarësisht largimit nga detyra të disa gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT