SHBA kundër Metës: Njohim 30 qershorin si datë zgjedhjesh!

Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer, tha sot se SHBA njohin datën 30 Qershor si ditën e zgjedhjeve!

Deklaratat erdhën në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ndërsa ai shtoi se shpreson që mosmarrëveshjet të sheshohen përmes institucioneve.

Ky reagim erdhi pasi Palmer u pyet mbi datën e re të caktuar nga Presidenti Ilir Meta, atë të 13 Tetorit.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit kërkoi që zgjedhjet e 30 Qershorit të zhvillohen transparente dhe të qeta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT