“Shqipëria të vijojë reformat pavarësisht vendimit për negociatat”

Ashtu edhe si ishte paralajmëruar, këtë të martë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në Bruksel.

Ndër të tjera, Rama ka takuar dhe ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Gjatë kësaj konference, Juncker tha se “për Komisionin Europian Shqipëria është gati për hapin e radhës, prandaj i kemi kërkuar Këshillit të BE-së hapjen e negociatave”.

“Nëse i kërkojmë një vendi plotëso këtë apo atë dhe kur një vend i plotëson ne nuk kemi pse t’i themi jo hapjes së negociatave. Shqipëria ka plotësuar kërkesat, por nuk është sekret që disa vende kanë dyshime. Puna nuk ndalon në qershor, pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vijojë me reformat. Progresi i bërë për sa i përket luftës kundër kanabisit është një shembull ku shihet rëndësia e unitetit politik, të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen.

Nuk dua të ndërhyj në këtë debat të brendshëm, ndava pikëpamjen time që nëse duhet të ndodhin zgjedhjet askush nuk duhet të ndalojë shprehjen e pikëpamjeve demokratike. Nëse do i pengojnë, do të dëmtojnë prespektivën europiane. Jemi këtu që ta bëjmë të qartë si kristali se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë”, tha Juncker.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT