Shqiptarët sërisht në panik me “Blue Panorama”, avioni bën ulje emergjente
Avioni i nisur nga Tirana ka bërë ulje emergjente në Pescara. Shkak ka qenë zënka e dy personave me njëri-tjetrin.
Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur në orën 16:45 nga Tirana për në Romë është detyruar të ulet për shkak të përleshjes së dy burrave, shtetësia dhe emrat e të cilëve nuk janë identifikuar ende.
Por nga ato që shkruajnë mediat italiane, autorët e incidentit janë dorëzuar pranë Policisë së Pescarës.
Menjëherë pas incidentit avioni është ringritur për në destinacionin final, Romën.
Nuk bëhen ende të njohura arsyet e përleshjes.