“Shqiptarëve u shesin luftën, mes tyre i kanë mbyllur punët si kanë dashur”

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, foli sot rreth situatës politike në vend.

Sipas Murrizit, në vitin 2017 Basha i ka dhënë fjalën demokratëve që nuk do të futej në zgjedhje.

“Votat kishin filluar të bliheshin që në Janar të vitit 2017, ndërkohë, që ne hymë në çadër në Shkurt. Ne i besuam fjalës së Bashës që thoshte në atë kohë që nuk do të futemi në zgjedhje”,-tha Murrizi në një intervistë për Report.

Murrizi gjithashtu komentoi edhe letrat publike që Rama ka nisur në adresë të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Deputeti u shpreh se shtatë letra nuk i ka dërguar Romeo-Zhuljetës.

“Për mua marrëveshja e 17 majit nuk është prishur 100% se avokati i popullit qëndron akoma aty. Ishte pjesë e paketës së dytë. Askush nuk flet, as Rama, as Basha do të thotë që marrëveshja vazhdon. Unë mendoj se e vetmja gjë që i është shitur shqiptarëve është lufta e ashpër. Ata janë marrë vesh si dreqi, dhe i kanë bërë punët si kanë dashur. 

Përsa i përket situatës aktuale 7 letra as Romeo nuk i ka shkruar Zhuljetës. Mes tyre është një dashuri e madhe. Dy serenata mjaftojnë por 7 letra nuk janë parë në histori. Këto kanë bërë marrëveshje sa herë që i ka dashur kokrra e qejfit si dreqër. Nuk është çudi që të ketë edhe një letër të tetë”,-u shpreh me ironi Myslim Murrizi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT