Si i raporton zhvillimet e djeshme në Tiranë media ndërkombëtare

Tirana dhe konfikti politik ka qenë sërish sot në raportimet e mediave ndërkombëtare.
Këtë radhë në fokus ka qenë vendimi për të shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“New York Times”, “Washington Post”, “Abc”, “AP” “France 24” kanë shkruar për anulimin.
Përmes një deklarate dje pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, presidenti Ilir Meta shpalli anullimin e dekretit për datën e zgjedhjeve.
Gjithashtu ai deklaroi se më 10 qershor do të bëjë publikisht me dije argumentat ligjorë që çuan në marrjen e këtij vendimi.




