Të rinjtë shqiptarë hedhin valle mes Berlinit/ Mahniten gjermanët nga kultura e vendit tonë (VIDEO)

Në Berlin ditën e djeshme është zhvilluar ‘’Karnavali i Kulturave’’. Në këtë eveniment kanë edhe të rinjtë shqiptarë, që kanë hedhur valle dhe kanë kënduar shqip mes Berlinit.
Ata ishin të veshur me kostume popullore dhe kanë mahnitur gjermanët duke e treguar më së miri se sa e bukur është kultura shqiptare.
Këta të rinj e prezantuan kulturën tonë, para miliona shikuesve shumica e të cilëve ishin gjermanë.
Kjo është hera e tretë që të rinjtë shqiptarë paraqesin më së miri kulturën shqiptare në Karnavalin e Kulturave në Berlin Kreuzberg.
Më poshtë po ju sjellim foto dhe video të rinjve shqiptarë që kanë prezantuar më së miri vendin tonë.
E si përfundim mund të thuhet se ata ka kanë bërë të gjithëve të ndihemi krenar dhe të kuptojmë se sa tradita të bukura kemi.