Tensione në KZAZ-në Kamëz: Policia hedh gaz lotsjellës, humb ndjenjat polici (VIDEO)

Tensionet e forta kanë shoqëruar ditën e sotme edhe KZAZ-të e Bashkisë së Kamzës, e cila ashtu si disa bashki të tjera opozitare, ka vendosur të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.
Raportohet se edhe në Kamëz ka tensione pranë KZAZ, ku qytetarët po tentojnë të hapin me forcë derën kryesore të godinës, ku ndodhen materialet zgjedhore. Për pasojë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat Speciale, që sipas protestuesve kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Një efektiv i policisë bashkiake është dërguar me urgjencë në spital pasi ka rënë pa ndjenja pak minuta pasi policia hodhi gazin, për të zbrapsur turmën që theu derën e shkollës “Ibrahim Rugova” ku ndodhet KZAZ nr 27.
Polici u transportua me urgjence drejt spitalit.
Momenti kur qytetarët përpiqen ti japin policit, ndihmën e parë
