Tiede: S’kam lidhje me PD, bëj detyrën time, kam përgjime të tjera

Gazetari gjerman i Bild, Peter Tiede ka bërë një bisedë të shkurtër me gazetarin shqiptar Adi Krasta, në News 24, mbrëmjen e kësaj të hëne.

l njohur tashmë për publikun shqiptar si gazetari që publikoi dhjetëra përgjime në lidhje me proceset zgjedhore shqiptare, Tiede në lidhje direkte në Skype tha se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetareske, çfarë ai e konsideron të jetë detyra e tij.

“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime”, tha Tiede nga Gjermania.

Në vijim, Tiede paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë.

“Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”, tha ai.

Tiede e përfundoi bisedën me Krastën duke falenderuar në shqip.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT