Trump përzgjedh Yuri Kim si ambasadore për Shqipërinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përzgjedh diplomaten Yuri Kim për postin e ambasadores në Tiranë. Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk kishte një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu.

Kim gjatë karrierës së saj në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore.

Zonja Kim ka shërbyer edhe si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit dhe si anëtare e delegacionit amerikan për të mbyllur programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjithashtu, ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Bagdad dhe Turqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT