Vendet e BE “puç” Shqipërisë? Shteti i preferuar i shqiptarëve kërkon rikthimin e vizave?

Pasi kërkoi rikthimin e vizave me Shqipërinë, parlamenti holandez ditën e djeshme i tha “JO” hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë.
Duket se pas Zvicrës, shtetet e BE kanë nisur një “fushatë” për të rivendosur vizat me Shqipërinë. Këtë shembull e mori dhe Franca, duke ndjekur shembullin holandez e siç duket edhe Zvicra.
Lorenzo Quadri, këshilltari kombëtar i kantonit të Ticinës, nga partia kombëtare e Ligës, duket se ka kërkuar interpelancë me Këshillin Federal pas miratimit në parlamentin holandez kërkesën e rikthimit të vizave me shqiptarët që udhëtojnë në zonën Shengen.
Ai shkruan:
Parlamenti holandez, ka motivuar kërkesën e tij me rritjen shqetësuese të krimit, veçanërisht të tipit mafioz, që vjen nga Shqipëria.”
Në shkrimin e “Corriere Del Ticino”, ku paraqitet kërkesa për interpelancë shkruhet:
Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit.”
Ndërkohë që shtypi francez po tregon gjithashtu shpërthimin e kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë.
Sipas “Le Figaro”, kërkesat e azilkërkuesve shqiptarë janë në rritje gjatë vitit 2019, me 32%, duke i renditur ato në të njëjtin grup me haitianët, malianët, gjeorgjianët dhe guineasit.
Ndërkohë Franca ka filluar fushatën për sensibilizimin e njerëzve, për rivendosjen e vizave për shqiptarët.
Në artikull thuhet se Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshje për të frenuar efektet e emigracionit, të konsideruara kryesisht ekonomike.
Më tej ndër rreshta të artikullit të “Valeursactuelles”, kjo situatë është bërë shqetësuese dhe përmendet edhe rasti i Holandës, që do të kërkojë nga Këshilli i Evropës rikthimin e vizave për shqiptarët nëse duan të shkelin vendet e unionit.
Kujtojmë këtu se ditën e djeshme Franca ktheu në Shqipëri 50 azilkërkues.
Pas Francës, duket se këtë shembull po e ndjek edhe Zvicra, një nga shtetet me numrin më të lartë të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.