Vendimi për liqenin e Ohrit, në 5 korrik në Azerbajxhan

Komiteti i Trashëgimisë Botërore mblidhet nga 30 qershor deri 10 korrik në kryeqytetin eAzerbajxhanit në Baku për të ekzaminuar 36 pasuri të reja që do hyjnë në UNESCO. Njëprej këtyre pasurive është dhe liqeni i Ohrit, ku do të votohet për futjen e pjesës shqiptaretë liqenit të Ohrit në UNESCO për t’iu bashkuar pjesës maqedonase, që është e listuar qëmë 1979-1980. 

Për liqenin e Ohrit do të votohet në datën 5 korrik. Liqeni i Ohrit është një ndër 2 pasuritëmikse që diskutohen për tu pranuar, pra me vlera natyrore dhe kulturore. Veç Liqenit tëOhrit pasuri tjetër mikse që do diskutohet dhe votohet është Paraty në Brazil, shkruanatsh, përcjell albinfo.ch. 

Ky është sesioni i 43 i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO. Komiteti do shqyrtojë gjithashtu gjatë ditëve të punimeve të tij, edhe situatën e ruajtjes se 166 pasurive që tashmë janë pjesë e listës UNESCO. Gjithashtu do diskutohet dhe për Gjirokastrën, Beratin dhe Butrintin. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT