A është kjo e vërtetë?

Edi Rama thotë shpesh kohët e fundit që më të mirë se qeveria e tij Shqipëria “nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë për ca kohë”.

A është kjo e vërtetë?

Edhe sikur të ishte, njerëzit e përparuar dhe të zgjuar nuk e thonë kurrë këtë gjë.

Ata e dinë cilët janë. Dhe nuk janë kurrë të tillë.

Vetëm një burrë që pushtetin e përjeton si narcizëm hedonist dhe jo si përgjegjësi përballë popullit të tij të varfër e të sfilitur është në gradë të lëvdojë dhe heroizojë kështu veten.

Emigrimi masiv dhe 30 qershori tregojnë se këto mbivlerësime boshe janë të huaja për shumicën e shqiptarëve, veçanërisht për brezin e ri, dukshëm sot të papërfaqësuar.

Lëvizja studentore e vitit të kaluar, në fillesat e saj, kur ende nuk ishte vrarë e dëshmoi këtë.

Sidoqoftë, a mendon shumica e qytetarisë shqiptare që Shqipëria duhet të vijojë me po këtë klasë politike të dështuar?

Që Shqipëria e meriton varfërinë, padijen arrogancën e sotme?

Që Shqipëria e vogël, e pasurive të mëdha natyrore duhet të vazhdojë të prodhojë mirëqenie vetëm për një grusht sharlatanësh politikë?

Që Shqipëria duhet të vijojë edhe pas kësaj me rotacionin 30 vjeçar mes të njëjtëve?

Me rotacionin tashmë pa kuptim që e ka lënë vendin në fund të zhvillimit ekonomik dhe social krahasuar me të gjithë vendet e tjerë ish-komunistë?

A ka ardhur koha për një forcë të re politike, jo prej atyre që prodhohen në laboratorët e të njëjtëve?

A është Shqipëria gati?

Dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT