Ambasadorja franceze: 30 qershori ishte i çuditshëm! Të rinjtë duan të ikin përgjithmonë nga Shqipëria

Ambasadorja e Francës në Tiranë Christina Vasak ka folur në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit dhe shqetësimin për largimin masiv të të rinjve nga vendi.

Vasak u shpreh se 30 qershori ishte i ‘çuditshëm’ dhe se largimi i të rinjve është një fenomen që duhet parë me shumë kujdes nga qeveria. Ambasadorja madje i referohet deklarimeve të Ramës, duke thënë se të rinjtë duan të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre dhe jo thjesht për eksplorim.

“Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të ikin. Çfare gjeje eshte me e natyrshme, sic me te drejte ka thene kryeministri, sesa zbulimi dhe eksplorimi i pjeses tjeter te Evropes, por pse shume te rinj duan te largohen pergjithmone? Kjo nuk është diçka e mirë”, u shpreh ambasadorja e Francës.

Një mesazh ambasadorja e ka patur dhe drejtuar ndaj vetes dhe kolegëve të saj ambasadorë duke thënë se “përtej klasës politike, diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur dhe shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar ose zëvendësuar autoritetet kompetente”.

Në fjalën e saj ambasadorja u shpreh se Franca do të qëndrojë krah vendit, pavarësisht vendimit që do të merret mbi negociatat në tetor.

“Të jeni të sigurt, Franca do të qëndrojë panë Shqipërisë, pavarësisht nga vendimi që do të merret nga Këshilli në tetor, unanimisht për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Këto deklarata ambasadorja i bëri ditën e djeshme në ceremoninë e organizuar në Tiranë për 230 vjetorin e ditës së Bastijës, festë kombëtare në Francë, që festohet çdo 14 korrik, për të përkujtuar marrjen e Bastijës, një fortese mesjetare në qendër të Parisit, që simbolizonte autoritetin e Mbretit Luigji XVI, në 14 korrik 1789. Edhe pse në momentin e marrjes në kontroll nga forcat revolucionare, në godinë kishte vetëm 7 të burgosur, kjo ngjarje konsiderohet gjerësisht si një pikë kthese e Revolucionit Francez dhe predikon trinomin e famshëm “liri-barazi-vëllazëri”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT