Ambasadorja franceze: Krizën tuaj nuk mund ta zgjidhë një i huaj

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac ka folur nga Korça lidhur me krizën politike në vend.
Ajo tha se zgjidhja nuk mund të vijë nga diplomatët e huaj duke shtuar se në vend ka njerëz të arsyeshëm që janë duke menduar për zgjidhje.
“Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë, nuk mund ta fsheh të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t’i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”, tha diplomatja franceze.