Anulimet e rezervimeve ulin çmimet në plazhet e jugut

Anulimi i rezervimeve në jugun e vendit ka bërë që të ulen disi çmimet e hoteleve dhe restoranteve në disa plazhe, por për qytetarët kostoja mbetet sërish e lartë.
Jugu i Shqipërisë mbetet destinacioni më i populluar gjatë tre muajve të verës me turistë të huaj e vendas. Jo pak herë plazhet dhe restorantet e bregdetit jugor vendosen në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të çmimeve të kripura.
Saranda e përballur me një numër të lartë të anulimeve të rezervimeve duket se nuk ka më të njëjtat çmime si një vit më parë, por për turistët mbetet sërish e papërballueshme.
“Çmimet janë më shumë për ndërkombëtarët sesa për shqiptarët”, shprehet një pushues.
Mungesa e turistëve dhe kaosi që krijuan vitin e kaluar bizneset në jug, i ka detyruar këtë vit të ulin çmimet.