Çfarë kërkojnë pronarët nga kryeministri dhe nga ndërkombëtarët

Në emër të Koalicionit Shoqatave të Pronarëve të Ligjshëm të zonës turistike Vlorë-Sarandë, kërkojmë nga Kryeministri Edi Rama të organizojë sa më parë transparencën ose vetingun e pronës së Shtetit, që titujt e pronësisë të përputhen me nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe Qeveris të korrigjojë mbivendosjet e pronave të shkaktuara pas vitit 1991. Prona tek i zoti në përputhje me detyrimet kushtetuese, është themeli i demokracisë së premtuar në 1991.
Kompensimi për prona kur tjetërsimi i saj pas 1991, nuk është bërë për nevoja publike është vjedhje në emër të ligjit. Justifikimi me termin kompensim siç parashikohet me ligjin 133/2015, është arbitraritet i Shtetit shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e të drejtave themelore të njeriut, ku është keqpërdorur autoriteti i emrit të Komisionit të Venecias. Lidhur me vlerën e kompensimit nga Strasburgu ne vendimet e 2016, është vendosur te çmimi i kompensimit të jetë sipas hartës së vitit 2008 dhe ajo Gjykatë nuk mund te marrë vendime me standarde të dyfishta. Ne besojmë se Strasburgu, nuk mund të mashtrohet nga Avokati i Shtetit, i cili zyrtarisht ka raportuar në Strasburg, se qeveria është e detyruar të uli çmimin e kompensimit pasi pronaret përbëjnë 0.6% dhe se borxhi i brendshëm i Shtetit është shumë i lartë. Deklarimi për borxhin e brendshëm është i vërtetë por mashtrimi nga ana e përfaqësuesit të shtetit është se pronarët janë rreth 87% e familjeve shqiptare. Ne kërkojmë që secilit trung familjar ti kthehet prona e tij ashtu siç përcakton qartë Kushtetuta pasi nëse Qeveria do vazhdojë në rrugën e gabuar të kompensimit, borxhi i brendshëm dhe konfliktet sociale do ndërlikohen më shumë, deri tani janë mbi 10000 mije të vrarë për të drejtën e pronës. Në këto kushte shoqata duke marrë shkas dhe nga ligji Nr.8053,date 21.12.1995 PËR KALIMIN NË PRONËSI PA SHPËRBLIM TË TOKËS BUJQËSORE.
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991”Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, ka vendosur Neni 2 Përjashtohen nga dhënia në pronësi: 1. Tokat bujqësore që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji ndodhen brenda vijës kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave të banuara. 2. Tokat bujqësore të përfshira në zonat me përparësi turizmin, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.88,date1.3.1993, për miratimin e zonave me përparësi turizmin, si dhe abuzimet e shumta me ligjin 7501ne bregdet ku miliona m2 troje janë ndarë si tokë bujqësore e duke marrë shkas nga disa vendime të Gjykatës Kushtetuese e të Gjykatës së Lartë ( Kolegji Civil ) kanë konsoliduar zgjidhjen që Komisionet e ndarjes së tokës nuk mund të disponojnë për toka të llojit truall, pasi ato janë kompetencë vetëm e K.K.K. Pronave. Ndër to është trajtuar edhe efektet juridike të vendimeve të tokës brenda saj dhe duke i dhënë tokës statusin e regjimin juridik “truall”. Në analiza të vendimeve sa më sipër, pavarësisht se tokat objekt gjykimi, mund të jenë cilësuar si toka arë, apo për to mund të jenë shpërndarë akte të marrjes së tokës në përdorim dhe në pronësi sipas Ligjit” Për tokën”, kjo pasuri, përsa kohe ndodhet brenda vijës së verdhë të përcaktuar nga K.R.R.T.SH,do të trajtohet ligjërisht vetëm si tokë truall. Përcaktimi dhe vendosja e vijës së verdhë nga K.R.R.T.SH bëri që gjithë sipërfaqet e tokave që ndodheshin brenda kësaj vije të trajtoheshin tashmë vetëm nga organet e K.K.P, dhe jo më nga Ligji 7501,date 19.07.1991 ”Për token”. I bëjmë thirrje Kryeministrit në mbledhjen e parë të qeverisë të çojnë për miratim amendimet e ligjit 7501 në bregdet duke nisur dhe nga zërat kadastral të kësaj zone ku dominojnë trojet e kullotat e fare pak tokë bujqësore. Qeveria ka për detyrë vetëm të bëj studimet për zonat e ndryshme në bregdet.
Kjo kërkesë e thjeshtë që i drejtojmë Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, kërkon që të analizohet loja djallëzore me ligjin 133/2015. Ky ligj që u hartua pa bërë asnjë konsultë me shoqatat e pronarëve, në letër pretendon “për zgjidhen e problemit të pronave me kompensim”, por në fakt maskon vjedhjen dhe korrupsionin në strukturat e pushtetit dhe në gjykata.
Në qoftëse propozimet e shoqatave të pronarëve të ligjshëm të bregdetit Jonian do të merren parasysh nga Z.Kryeministër do të jetë vërtetë Rilindja e Ekonomisë për të gjithë zonën.
Ne e kemi të plotë zgjidhjen, në përputhje me Kushtetutën, por nuk kemi ku të trokasim prandaj po shfrytëzojmë median e lirë.
Theksojmë se pronarët tashmë janë të sqaruar se nëse Shteti, nuk do ti kthejë pronat, ata zgjidhjen do ta gjejnë nga Gjykata e Strasburgut, por që ata të mos dynden ne gjykata dhe për ti dhënë fund këtij sistemi klanesh, që përplasen midis tyre për pushtet, para, dhe prona, prona është prova e të vërtetës dhe tregues i ndershmërisë dhe patriotizmit të Kryeministrit, për ta mbyllur këtë veprimtari antidemokratike dhe antikombëtare. Ne pronarët nuk jemi kundër kompensimit për prona që janë tjetërsuar ose përdoren për nevoja publike por do të kundërshtojmë me forcë në të gjitha instancat kompensimin për prona që në shkelje të kushtetutës dhe me mënyra abuzive, i kanë përvetësuar politikanët dhe klanet e tyre mbështetese. Ne do vazhdojmë t’i orientojmë pronarët të kërkojnë që këto raste do gjykohen nga Strasburgu, ku pronari do marri pronën, fitimin e munguar dhe demin moral.
Nëse Kryeministri dhe mazhoranca nuk do ketë vullnetin për ta plotësuar këtë kërkesë njerëzore dhe kërkesë themelore te BE, kërkojmë që ndërkombëtarët, ONM dhe SPAK , t’a kushtëzojnë Qeverinë Shqiptare te ktheje fizikisht pronën e grabitur tek i zoti në përputhje me nenin 181 të Kushtetutës dhe po ashtu të kompensojë vetëm ato prona që janë tjetërsuar për nevoja publike, ashtu siç është bërë në të gjitha vendet ish komuniste që në 1990 e ndryshuan sistemin.
Për kryesinë e Koalicionit Shoqatave të Pronarëve të Ligjshëm të zonës turistike Vlorë-Sarandë.
Kryetari Kastriot Hajdini