Citizentruth: Pjesëmarrja e ulët, goditje e fortë për fushatën e Ramës

Francesca Norton është një analiste politike dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që kontribuon për citizentruth.org, një portal që deklaron se është një “zë ndryshe” i informimit, i pavarurur, alternativë e mediave tradicionale dhe radikal në aspektin se përpiqen të publikojnë artikuj që shprehin të gjithë spektrumin politik.

Dr.Norton ka publikuar një artikull mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat i quan “një katastrofë e plotë”

Në artikullin e saj, Norton shprehet kritikuese duke mbrojtur tezën se Shqipëria ka zhvilluar zgjedhje të diskutueshme dhe nën presion, duke theksuar se pjesëmarrja e ulët dëmton rezultatet.

Ndër të tjera, Norton kritikon edhe administrimin e dobët të zgjedhjeve nga KQZ, duke shtuar se numri i vëshguesve nga ODIHR ishte i ulët.

Pjesë nga artikulli:

Të dielën, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale edhe pse 30 bashki kishin vetëm një kandidat të regjistruar, duke i dhënë votuesit vetëm një zgjedhje në fletën e votimit.

Përkundër faktit se Partia Socialiste e Edi Ramës kandidonte vetëm, procesi i votimit u administrua dobët. Kamerat e mbikqyrjes të instaluara mbi kutitë e votimit shkelën privatësinë e votuesve. Punonjësit shtetërorë u detyruan të dorëzonin kartat e tyre të identitetit, ndërsa shqiptarëve që jetonin jashtë vendit iu kërkua të votonin duke i dhënë detajet e kartës së identitetit në telefon.

Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), institucioni kryesor i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), ka monitoruar zgjedhjet, por ka vetëm 250 vëzhgues për 5364 qendra votimi. 

Deri në mesditë, vetëm 12% e votuesve kishin marrë pjesë në procesin e votimit, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë deklaroi një numër më të madh.

Në disa zona të Shqipërisë, asnjë person i vetëm nuk votoi për kandidatin që konkuronte për bashkinë. Deri kur votimet u mbyllën, vetëm 15% e shqiptarëve votuan. Megjithatë, disa orë pas përfundimit të procesit të votimit, Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq në televizionin kombëtar, duke portretizuar veten si fitimtar dhe si hero.

Pjesëmarrja e ulët ishte një goditje e forë për fushatën e tij.

Artikulli i plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT