Dodiku shpalos inatin: Nuk mërzitem fare pse Thaçi s’merr pjesë në samitin e Sarajevës

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka shpalosur inatin e tij ndaj Kosovës dhe presidentit Hashim Thaçi, duke deklaruar se nuk intereson nëse pala kosovare nuk merr pjesë në këtë takim, shkruan Gazeta Metro.

Dodik duke folur për “ATV” ka thënë se nuk i interesojnë fare pakënaqësia dhe ndjenjat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Madje thotë se askush nuk do të qajë dhe nuk do të ndiej humbje pse Thaçi nuk vjen në Sarajevë.

“Pakënaqësia e tij dhe ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson. Në formatin e paraparë për takimet e mëparshme të këtij lloji, Kosova ishte parashikuar me një lloj fusnotë. Pse atij s’i pëlqen, askush s’do të qajë, dhe s’do të ndiejmë ndonjë humbje pse ai nuk vjen. U ftua në formatin siç është i paraparë për këto takime, unë pajtohem me qëndrimin e tij që ai të mos vijë”, tha Dodiku.

Thaçi tha dje se nuk do të marrë pjesë në samitin e Sarajevës për shkak të “ftesës denigruese” ndaj Kosovës, duke nënkuptuar se është ftuar si përfaqësues i “Kosovo*”, e jo i Republikës së Kosovës.

Por, pas anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, pjesëmarrjen e ka anuluar edhe Shqipëria në shenjë solidariteti me Kosovën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT