“E dua Shqipërinë”, aktorja e famshme turke pushime në bregdetin e jugut

Aktorja e famshme turke Farah Zeynep Abdullah e cila njihet si Sura në serialin e njohur Kurti dhe Sura ka vendosur të kalojë pushimet në Shqipëri.
Bukuroshja bjonde ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet se ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar.
Farah ka vizituar Llogaranë, Orikumin dhe Sarandën, tre nga vendet më turistike të vendit tonë.
Aktorja duket se ka mbetur e mahnitur nga bukuritë e këtij vendi saqë krahas fotove të publikuar shkruan: “E dua Shqipërinë”.
