“Euronews” shkruan për Shqipërinë: Opozita i rikthehet rrugës!
SITUATA POLITIKE

Rrjeti më i madh televiziv në Europë, “Euronews” ka komentuar edhe për situatën politike në Shqipëri.
Media e rëndësishme europiane nënvizon se mbështetësit e opozitës janë kthyer sërish në rrugë.
Protestues të shumtë opozitarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë, duke protestuar kundër Ramës, duke akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Tubimi i së hënës u thirr nga Partia Demokratike, e qendrës së djathtë, e cila bojkotoi zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit, të fituara kryesisht nga socialistët në pushtet.
“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një referendum kundër të keqes. Shqiptarët e dhanë verdiktin. Ata duan që të largohet Edi Rama dhe shpura e tij”, tha Lulzim Basha, lider i PD.
Rama akuzon presidentin Ilir Meta se ka shkelur Kushtetutën.
Kryeministri po nxit që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat e pranimit me vendin e tij dhe shpreson për një përgjigje pozitive këtë vjeshtë.
