Gazetari hollandez: Dëgjoj vetëm gjëra abstrakte, Bashën nuk e kuptoj se çfarë thotë

Gazetari hollandez Vincent Van Gerven Oei ka qenë pjesë e emisionit “Tempora”, ku temë diskutimi ishte kriza politike.

Duke folur për situatën Vincent Van Gerven u shpreh se Lulzim Bashën nuk e kuptonte se çfarë thoshte.

“Nëse ka ide të mirëartikuluara dhe të rrënjosura brenda kuadrit ligjor do dëgjohet nga ndërkombëtarët opozita. Po unë nuk e kam parë këtë. Duhet një zgjidhje politike dhe për këtë zgjidhje duhen ide të reja. Unë besoj që është tagri i opozitës për të na dhënë ide të reja. Ide të reja jo vetëm në mënyrë abstrakte. Unë dëgjoj Lulzim Bashën dhe dëgjoj vetëm gjëra abstrakte nuk e kuptoj se çfarë thotë. Do ishte mirë po të kishte propozime konkrete për amendime ligjore, si të ndreqim reformën në drejtësi sepse ideja ka qenë e mirë. Nëse ka ide të mirëartikuluara dhe të rrënjosura brenda kuadrit ligjor do dëgjohet nga ndërkombëtarët opozita. Po unë nuk e kam parë këtë” – u shpreh gazetari hollandez.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT