Gjykata Speciale, mbi 70 thirrje për ish-drejtues të UÇK-së

Nga Gjykata Speciale, deri më tani kanë ardhur mbi 70 thirrje për intervistim.

I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit.

Ndërkohë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit javën që shkoi për shkak të ftesës që mori nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

  • U thirr ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna,
  • Ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla,
  • Ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena,
  • Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”,
  • Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”,
  • Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së,
  • Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,
  • Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj,
  • Ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja,
  • Ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi,
  • Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,
  • Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT