Glover: Qytetarët, nën presion nga të dy palët. KQZ, jo transparente

Zgjedhjet e 30 qershorit janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ ODHIR vëzhgon në Shqipëri. Kryesuesja emisionit të vëzhgimit Audry Glover vlerësoi faktin që votimet kaluan pa incidente por u shpreh me nota kritike lidhur me faktin që kriza politike që i parapriu ditës së zgjedhjeve krijuan pasiguri çka bëri që qytetarët të votonin nën presion…
” Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve.”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR
“Më lejoni të bëj një pyetje për kë bëhen zgjedhjet, për politikanët apo votuesit? Në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t’i përfaqësojnë. Zgjedhëist duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin pa asnjë lloj presioni. Duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet të jenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha ligjet. Duhet të ketë edhe një gjykatë funksionale që të shqyrtojë ankesat e apelimeve të kandidatëve dhe zgjedhësve. Por si funksionoi në praktikë.
Një sërë partish politike dhe grupe votuesish arritën të dilnin me kandidatë, tërheqja e partive opozitare e kufizoi mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Në total për 61 bashki u regjistruan 97 kandidatë kandidat për kryetar bashkie. Aktorët politik duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm të atyre që e mbështesin, shtoi ndër të tjera kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover.