“Hellbanianz”, Trafikuesit shqiptarë të Britanisë trondisin

Gazeta britanike “The Sun” ka shkruar një artikull në lidhje me trafikun e drogës dhe të prostitucionit të organizuar nga bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas shkrimit, bandat shqiptare kontrabandojnë dërgesa shumë të mëdha kokaine direkt nga Evropa dhe kanë arritur të riformojnë tregun e drogës në Britani.

Sipas artikullit, bandat shqiptare e tregtojnë drogën më lirë dhe e kanë më të pastër. Kështu kanë arritur të tërheqin ngadalë klientët e të dominojnë pothuajse të gjithë tregun e Britanisë.

Në vitet 1990-2000 mijëra shqiptarë kanë emigruar në Britaninë e Madhe.  Mes tyre asokohe, thuhet në shkrim, se kishte dhe shumë shqiptarë që pretendonin se ishin nga Kosova.  Fy fluks është përshkruar si “rasti më i madh i kalimit të kombësisë”, në historinë e kohëve të fundit të emigracionit, në Mbretërinë e Bashkuar.

Më pas shqiptarët arritën të hynin shpejt në tregun e drogës dhe të prostitucionit. Ajo çfarë tronditi më shumë ishte brutaliteti i shqiptarëve, të cilët ushtronin dhunë, sidomos kundër grave që trafikonin.

Sipas një ish-inspektori të policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual në “Scotland Yard”, Paul Holmes, ky brutalitet i shqiptarëve i ka tronditur oficerët në Britani.

Trafikantët shqiptarë, që tashmë i është dhënë emri “Hellbanianz,” mendohet se janë përgjegjës edhe për rritjen e dhunës mes bandave në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shfaqet edhe në vetë këtë psudonim, nëpërmjet të cilit bandat e shqiptarëve (Albanian) thirren “shqiptarët e ferrit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT