Historia e kryministrave të Republikës së Kosovës: Asnjë mandat i plotë

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, vendi ka pasur 3 kryeministra të cilët nuk e çuan në fund asnjë mandat. Hashim Thaçin u zgjedhë dy herë kryministër, Isa Mustafën me një herë dhe Ramush Haradinajn me një mandat të lënë në gjysmë pas dorëheqjes që dha pas ftesës nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.
Hashim Thaçi ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur. Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Nndërsa në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014.
Si Kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëhequr dialogun politik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që më 19 prill 2013, rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tani, Hashim Thaçi është President i Republikës së Kosovës, i zgjedhur më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës. Detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.
Isa Mustafa pas humbjes në ballotazh me Shpend Ahmetin, atë kohë nga Vetëndosja për të parin e Prishtinës, në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit 2014, LDK’ja në krye me Mustafën, doli partia e dytë pas PDK-së. Menjëherë me 10 nëntor LDK së bashku me AAK-në dhe Nismën formuan koalicionin pas-zgjedhor, LAN, ku për kryeministër u nominua kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kurse Isa Mustafa kryekuvendar. Në seancën konstituive të 17 korrikut, Mustafa zgjedhet kryekuvendar me një procedurë që rezultoi jovalide, pasi që çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese.
Pas një periudhe gati 6 mujore të ngërcit politik, Blloku në të cilin tashmë ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, tërhiqet nga kërkesa për të marrë postin e kryekuvendarit. Në këtë situatë Mustafa kërkon që ai të jetë i nominuari i Bllokut për kryeministër. Pasi nuk arrihet pajtueshëmri, Mustafa bënë koalicion me kreun e PDK’së, Hashim Thaçi me kushtin që LDK përkatësisht Isa Mustafa të jetë kryeministër i ri.
Ndërsa me një mocion mosbesimi në vitin 2017 Isa Mustafa shakrkohet nga posti I kryeministrit të Repubikës së Kosovës. Sot, Mustafa është kryetar i LDK’së, dhe pretendent për postin e kryministrit përsëri në zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen pas dorëheqjes së ish-kryministrit Haradinaj.
Ramush Haradinaj, pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, Haradinaj u zgjodh Kryeministër i Kosovës më 9 shtator 2017, me 61 vota për dhe 1 abstenim pas një krize të gjatë politike Pjesa tjetër e 58 deputetëve bojkotuan votimin. Qeveria e tij përbëhej nga një koalicion i madh i quajtur Koalicioni PANA.
Kreu i AAK’së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.
Mirëpo, as ky mandat Haradinajt nuk i shkoi deri në fund pasi dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale, si ai i para 14 viteve që ishte nëkoalicion me LDK’në e ish presidentit Ibrahim Rugova.
Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali, akuzë nga e cila u shpall i pafajshëm. Ndërsa, ditë më parë Ramush Hradinaj dha dorëheqje përsëri pasi i ftua nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.
Aktualisht Republika e Kosovës nuk ka kryeminstër, ndërsa të gjitha partitë janë shrpehur të gatshme për zgjedhje dhe janë në pritje të Presidentit Thaçi për të caktuar konsullimet me ta, dhe të vendoset pastaj data e zgjedhjeve./gazetametro.net