“I dashur KM, i lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat”

Protesta para Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar vendimin për shembjen e tij ka vijuar edhe të premten.
Protestës ditën e sotme i është bashkuar edhe aktori, Mehdi Malkaj, i cili në fjalën e tij i është drejtuar kryesisht kryeministrit Edi Rama.
Aktori Malkaj, duke iu referuar fjalimit të kryeministrit pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013, dhe duke i kujtuar se atëherë Rama pati deklaruar se ishte kryeshërbëtori i shqiptarëve, tha se dje topi ishte në fushën e tij, ndërsa sot është në fushën e artistëve.
Malkaj, ndër të tjera tha:
“I dashur Kryeministër. Në vitin e largët 2013, ju përpara PS mbajtët një fjalim të shkëlqyer me përjashtim “nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”. Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari.
Pse na bie ne pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke.
Po ta them si të njohur të largët në Universitetin e Arteve, ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë. Do gjesh belanë, nuk varet nga gjatësia ore sa i zgjuar je, se i lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat”.