Johnson: Amnisti emigrantëve në Britani, përfitojnë mijëra shqiptarë

Deklaratë surprizë për emigrantët ilegalë në Angli nga Boris Jonson, kandidati kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May.
Në një intervistë të gjatë për gazetën Daily Mail, Boris Jonson ka deklaruar se “duhet shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegal të cilët ndodhen në Agli për më shumë se 15 vjet”.
Bërja realitet e kësaj deklarate nga Boris Johnson do të thotë se me mijëra shqiptarë të palegalizuar do të mund të përfitojnë lejet e qëndrimit në shtetin ishull.
Duke folur për çështjet e emigracionin Boris Johnson shprehu shqetësimin se në shumë zona të Anglisë, anglishtja nuk është gjuhë e parë e folur dhe kjo do të thotë se të gjithë emigrantët duhet të mësojnë anglisht.
Nga qyteti Darlington ish ministri i punëve të Jashtme të Anglisë, u shpreh se disa komunitete emigrantësh nuk po bëjnë sa duhet për tu integruar në shoqërinë britanike.
“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vijnë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”, deklaroi Johnson.