Kik-boksieri shqiptar të gjitha parat e biletave i dhuron për bamirësi

Mbrëmjen e kaluar ‘kik-boksieri’ i njohur shqiptar, Sazan Memedi, organizoi një mbrëmje në boks e ‘kik-boks’.

Përveç dueleve tjera, dueli kryesor dhe më interesant i kësaj mbrëmje ishte ai mes Sazan Memedit dhe serbit, Ivan Vicic.

Këtë ndeshje e fitoi pa problem dhe me një ‘nok-aut’ Memedi, i cili kështu mbrojti titullin Kampion i Evropës në kategorinë mbi 90 kilogramë.

E veçanta e krejt këtij organizimi ishte se ‘Kimbo’ i dhuroi të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave për shoqatën humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’. Memedi dha 3500 euro(3100 nga shitja e biletave dhe 400 i dhuroi vet ai).

“Sazan Memedi organizoi mbrëmje në Boks dhe Kik Boks si dhe te ardhurat e biletave ja dedikoj shoqatës Jetimat e Ballkanit

Nga ky organizim u mblodh shuma prej 3100 eurove si dhe 400 euro nga vet Sazani, gjithesej 3500 euro.

Ne kete mbremje Sazani u ndesh me nje serb ku korri fitore edhe e mbrojti titullin kampion i evropes ne kategorin mbi 90 kg

Ne i falenderojm te gjithe pjesmarresit dhe organizatoret, njeherit ju bejme me dije se kjo shume qe do te dhurohet tek ne do te ndihmohet nje familje ne komunen e Gostivarit”, ka shkruar humanist Haliol Kastrati./Zëri.infoauto_boks_11564301416

Back to top button
LAJMET E FUNDIT