Kjo është dëshira e Haradinajt: Zgjedhjet në shtator

Ish- Kryeministri i Kosovës Haradinaj, ka thënë se muaji shtator apo më së largu fillimi i tetorit janë ideale për zgjedhje.

Vetëm në rastë që partitë politike duan më shumë kohë atëherë zgjedhjet mund të mbahen në shtator apo më së largu në fillim të tetorit.

“Mund të shkojmë në zgjedhje në shtator ose nëse dëshirojmë pakëz kohë, në javën e parë të tetorit”, deklaroi Haradinaj gjatë ditës së sotme.

Ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi mund ta dërgojë vendin në zgjedhje brenda 5 minutave, pasi që sipas tij të gjitha partitë politike po dëshirojnë zgjedhje.

“Mendoj se ai i ka pesë minuta punë që ta çojë vendin në zgjedhje. Presidenti e ka situatën më të thjeshtë para vetes”, ka theksuar ai.

“Nuk i kërkon shumë punë. I mbledhë partitë, ua jep nga një opsion. Të gjitha partitë kanë kërkuar zgjedhje, dhe ja i kemi zgjedhjet”, ka thënë ai

Ndryshe nga Haradinajt dy ministrat nga PDK-ja Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza, kanë thënë se KQZ nuk ka buxhet për zgjedhje të reja.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili edhe para disa muajve kishte deklaruar se nuk ka buxhet për të shkuar në zgjedhje gjatë këtij viti, e ka mbështetur deklaratën e Tahirit.

“Brenda KQZ-së nuk ka fonde për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Hamza.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT