Kryemadhi kundër Bashës: Nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër

Duket se ka një përçarje të opozitës  lidhur me qëndrimin ndaj kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha, i cili e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e kryeministrit Edi Rama, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar në studion e Report tv se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

“Unë me Edi Ramën nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje. Unë si Monikë, jo. Nuk kam frikë sepse sot vetëm një njeri si Edi Rama mund ti bëj bashkë shqiptarët që ta rrëzojnë me votë. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”,  u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj,  së shpejti do dalë një dosje tjetër me përgjime të Elisa Spiropalit dhe Erion Veliajt.

“A është shkelur Kodi Zgjedhor dhe transparencës nga KQZ pasi nuk ka pasur transparencë përmes web-it për informimin e qytetarëve. Dosja 30 6 do jetë si 339 dhe 184. Dosja e Elisa Spiropalit. Ulsi Manjës, lali Erit të cilët kanë thënë dua 20 vota, 30 vota. Pse çfarë kemi bërë ne, kemi qëndruar. Të gjithave do t’i vijë koha, nuk ka parë gjë akoma ai”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT