Kryemadhi: Metën do e kishin arrestuar me kohë antishqiptarët, por është ‘kristal’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e së martës në emisionin “Tempora” në RTV Ora.

E pyetur nëse kishte frikë se do të arrestohej presidenti Meta, ajo është përgjigjur se nuk kishte aspak frikë meqë bashkëshorti i saj ishte krejt i pastër, si kristal.

Kryemadhi tha: “Fare. Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vitë që grupe të vogla antishqiptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, që duan ta arrestojnë. Ilir Meta prej vitëesh ka qenë në shenjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose europaine, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë. Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerzëve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej  Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano, kur ishte kryeministër”.

Në vijim, Kryemadhi u shpreh se nëse do ishte në vendin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha do shkonte në zgjedhje me Edi Ramën, kryeministër, meqë Rama i kishte humbur rreth 90% të shqiptarëve.

Ajo tha: “Të jem unë si Lulzim Basha unë shkoj në zgjedhje me Edi Ramën ë jem unë si Lulzim Basha unë shkoj në zgjedhje me Edi Ramën. Sot të shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kemi 90% të shqiptarëve. Ja kam thënë dhe Basha e di shumë mirë këtë gjë, jo vetëm Basha por shumë të tjerë. Nuk kam asnjë kontraditë (me Bashën), jemi të rakorduar. Jemi në negociata me ndërkombëtarët. Sot opozita është në udhëheqje të opinionit kombëtar dhe shqiptar. Shqiptarët kanë dalë në rrugë për veten e tyre dhe nëse shqiptarët nuk shikojnë që kjo opozitë që ka marrë përsipër ti udhëheqë nuk është e qartë. Negociatat tona me ndërkombëtarët nuk janë për të zgjidhur krizën e momentit që edhe politikanët dhe ndërkombëtarët të shkojnë me pushime në gusht, nuk ka rëndësi se kush është në anën tjetër.Negociohet për për ti dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar që e ka çuar vendin në vijën e fundit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT