Mësuesi bashkë me nxënesit në Kumanovë, këndojnë për Skënderbeun e Luigj Gurakuqin (VIDEO)

Për dallim prej mësuesve në Preshevë që po organizojnë kurse fetare, një mësues në Kumanovë ka habitur për të mirë. Ai ka zgjedhur që të këndojë bashkë me nxënësit për Skënderbeun e Luigj Gurakuqin.
Në një video të publikuar në Facebook nga Xhemal Ahmeti, shihet mësuesi Ramadan Osmani teksa këndon bashkë me nxënësit një këngë për Skëndërbeun e Luigj Gurakuqin.
“Sa më shumë mësues si ky në Kumanovë e Shkup – kështu i kishim ne dikur edhe pse rrezik ishte. Mësuesi Ramadan Osmani në Kumanovë dhe nxënësit e tij janë gati për festat e Nëntorit! ??”, ka shkruar Ahmeti.