Meta, Ramës: Unë dhe ata me gjak shqiptari do mbrojmë vendin

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një  konferencë për mediat, pas zhvillimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Meta e ka nisur fjalën duke përshëndetur të gjithë shqiptarët që nuk ranë pre e “kurthit” siç e kaq quajtura ai këtë proces.

Më tej ai foli për një grup të strukturuar që e quajti PPPd, sipas parimeve të Deep State, një shteti paralel, axhenda e nëndheshme e të cilit është komploti kundër qytetarëve.

Në krye të këtij skenari sipas Metës ndodhet kryeministri Edi Rama.

“I kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit mikut tim Doktorit të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd që punon sipas parimeve të “Deep State” që synon kapjen e shtetit dhe kanë gjetur njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë edhe pse presidenti i ka treguar rrugën e zgjidhjes”, tha Meta.

Presidenti Meta tha se alternativa e tij për zgjidhjen e krizës ishte një axhendë ndryshe nga ajo e opozitë joparlamentare, që është Rama ik. Ajo ishte Rama relekto, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas Metës është kthyer në Rama kthjellohu.

“Nëse nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari do ta mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë lizi e mund të tallen”, tha Meta duke e patur fjalën për Soros dhe të birin.

Do të bëjmë shtet, apo do të bëjmë cirk? – pyet Presidenti – duke shtuar se tashmë është koha të bëhemi seriozë, dhe jo me çitjane, duke komentuar veshjen e kryeministrit Edi Rama gjatë votimeve më 30 qershor.

Meta tha se e pret kryeministrin në Presidencë në mënyrë që edhe ai të japë propozimet e tij për zgjidhjen e krizës.

Ai shtoi se do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në zgjidhjen e krizës politike, duke shkuar deri në limitet e ‘kërcënimit”.

“Kjo krizë politike nuk e ndihmon Shqipërinë. Do bëj çdo gjë për të ruajtur atë që kemi fituar në 30 vjet. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë…është mirë. Nuk jam vetëm. Janë shumë shqiptarë. Rrugë për në Korenë e Veriut Shqipëria nuk ka për të bërë”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT