Meta: Sorosit i them nuk jam Gruevski. Ja propozimi im për krizën

Gjatë konferencës për shtyp pas procesit të 30 qershorit, Presidenti tha se dekretin e tij të fundit që caktoi datën 13 tetor për zgjedhjet vendore, nuk mund ta gjykojë Kolegji Zgjedhor, por vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ajo ende nuk është funksionale dhe pritet të krijohet në fund të korrikut.

Meta tha gjithashtu se 13 tetori do të jetë datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por edhe për të bërë zgjedhjet për presidentin.

Ai tha se ky është propozimi i tij për zgjidhjen e krizës politike.

Ai tha se do të kandidojë sërish për postin e presidentit në këto zgjedhje të 13 tetorit që ai propozon, dhe thotë se kryeministri Edi Rama mund të vë cilin kandidat të dëshirojë.

“Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë”, tha Meta duke folur edhe për atë që do të ndodhë nëse Edi Rama nuk pranon:

“Si do zgjidhet kriza nëse Rama nuk e pranon? Po do thellohet me tej, ta zgjidhë ai si të dojë, krizën e ka ai dhe ata, duan dikë që do të asgjësojë çdo institucion, që do ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane dhe çelja e negociatave. Në fund e di si mund të thotë ai, që fajin e ka Meta që më bëri kryetar bashkie, unë i papërgjegjshëm isha. Të vijë këtu kur të dojë, edhe në takim me prindër, ata që ka me vete ai. Ka hallin e eksperimentit.

Gjithashtu, Meta ka folur lidhur me George Soros.

“Kam dy fjalë edhe per Soros. Tha kini kujdes se nuk është aq demokrat sa duket dhe shpesh komploton kundër Shqipërisë. Unë do t’i them Sorosit dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri se presidenti Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit.

Unë jam gati të bëj testin e shëndetit mendor, jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës ndërsa për testin e shqiptarit e dinë q se e kam bërë dhe do ta bëj në çdo kohë. Këto ishin zgjedhje socialiste.

Nuk e kam për socialistët, përkundrazi sepse ndryshe nga Edi që ka pas shumë pirueta, unë kam qenë shumë konsekuentë në bindjen time. Deri sa të vdes do jem socialist, do vdes shqiptar dhe jo shqipfolës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT