Milo: Në ’98 ambasadori amerikan, gjerman dhe italian më thanë që nëse arrestoni Berishën, ju presim ndihmat

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo tha mbrëmë se në vitin 1998 në kohën që ai ishte ministër i Jashtëm parlamenti u mblodh për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Sipas Milos kanë qenë ndërkombëtarët të cilët njëzëri i kanë thënë që nëse arrestohet Berisha do t’i priten ndihmat nga jashtë Shqipërisë.

“Pas grushtit të shtetit në vitin 1998, u mblodh Parlamenti për heqjen e imunitetin të Sali Berishës. Gjatë asaj kohe, nën cilësinë e ministrit pata takime me ambasadorin amerikan, gjerman dhe italian. Thuajse njëzëri më tha se nëse arrestoni Sali Berishën, atëherë do u ndërpresim të gjitha ndihmat”,-tha Milo në studion e emisionit “Open”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT